Pjetër Kaza 57 vjeç është i fundit i vrarë me armë zjarri si pasojë e gjakmarrjes mes fiseve Kaza dhe Gjini. Ai u ekzekutua këtë të dielë (1 qershor) në oborrin e shtëpisë së tij në Tale të Lezhës.

Ndërkohë një vit më parë, më 6 maj 2024, vëllai i tij, Agustin Kaza 44-vjeç u qëllua me armë zjarri në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek në Bruksel.

Pjeter Kaza i vrarë ne Tale (1 qershor 2025)

Drejt viktimës u qëllua me breshëri plumbash dhe ai ndërroi jetë një javë pas shtrimit në spital, duke mos i mbijetuar plagëve.

Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Augustin Kaza, ishte ulur në një kafene, kur një burrë i maskuar e qëlloi katër herë.

Agustin Kaza i vrarë në Belgjikë (28 prill 2024)

Historitë e vrasjeve

Familja Kaza janë me origjinë nga Oroshi i Mirditës.

44-vjeçari i vrarë në Belgjikë dhe 57 vjeçari i vrarë në oborrin e shtëpisë së tij janë  vëllezër të  Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve Gjini, në 3 korrik të 1997 në Mirditë.

Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini, të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain shef krimesh në vitin 1994.

Martin Kaza u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në dhjetor të vitit 2017 dhe po vuan ende dënimin në qeli.

Martin Kaza i dënuar me 22 vite burg

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko