Jemi mësuar t’i shikojmë në Parlament, ku dashur pa dashur veshin petkun e politikës dhe përdorin diskurs tërësisht të ndryshëm.
Por deputetët kanë treguar se veç sallës së Parlamentit, kanë edhe habitate të tjera, ku mblidhen, por pse jo edhe konsumojnë një vakt së bashku, në këtë rast një vakt minimalist. Një skenë e pazakontë është regjistruar në një lokal të Tiranës, ku tre deputetë të PS-së, Lavdrim Krrashi, Bardhyl Kollçaku dhe Anduel Tahiraj, janë kapur duke shijuar një vaktë të thjeshtë.
Tre deputetët u fotografuan nga paparaci ynë, duke ngrënë dy copa pice, të shoqëruar nga biseda të ngrohta dhe qeshje të ndërsjella. Ajo që na ra në sy, është fakti se Bardhyl Kollçaku qëndronte në këmbë, dhe ngacmonte pak nga copa e picës së kolegut të tij, Krrashi.
Duket se nepsi ka bërë që Kollçaku mos t’i rezistojë tundimit dhe ta provojë picën, ndonëse nuk kishte porositur një të tijën. Kjo pamje ka tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve, të cilët ishin kuriozë të dinin më shumë për këtë takim të papritur.
Pavarësisht pozicionit të tyre si deputetë të rëndësishëm në Partinë Socialiste, ata duket se janë të ngrohtë dhe miqësorë, duke shijuar një moment thjeshtësie dhe mundësinë për të kaluar kohë së bashku. Duket se sytë e kureshtarëve, madje as objektivi i paparaci tonë nuk i ka bërë që të çojnë kokën nga biseda, por edhe nga pica.