Për Paulin Stërkaj kemi folur shpesh. Deputeti, duket se është ndër personazhet politike që më së shumti ka miqësi edhe nga radhët e opozitës.
Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, ishte kryedemokrati Berisha, ai që ndaloi hapat për të qëndruar disa minuta në një bisedë me të. Këtë herë, paparaci ynë ka mundur të fotografojë një takim, larg syve të kureshtarëve dhe të kolegëve të tjerë, ku protagonist janë pikërisht Paulin Stërkaj dhe Dash Sula.
Deputeti i Partisë Socialiste ka qenë duke tymosur një cigare, kur pranë tij ka ndaluar deputeti i Partisë Demokratike, Sula. Të dy zotërinjtë kanë zgjedhur një qoshe të oborrit për të biseduar, në një bisedë që dukej miqësore. Të buzëqeshur në fytyrë, të dy as nuk e kanë ve praninë e ministres Anila Denaj pranë tyre. Kjo e fundit ka zgjedhur mos të përshëndesë Sulën, por të nxitojë hapat për t’u futur në seancë plenare.