Emri i tij ishte pothuajse i panjohur, deri kur emri i tij u lakua si deputet në Parlamentin tonë. Gjini ishte përfaqësues i zgjedhur në Qarkun e Shkodrës nga lista e Partisë Socialiste, pasi zëvendësoi kështu Benet Becin, që la mandatin për të garuar si kryebashkiak. Por të gjithë e mbajnë mend për konfliktin gati fizik që ai pati me Flamur Nokën gjatë kohës që opozita po protestonte përpara Parlamentit.
Këtë herë paparaci ynë e ka shkëputur Frrokun nga e përditshmja e tij, larg pamjes së zyrtarit që jemi mësuar ta shikojmë. Gjini duket se paska një natyrë shumë sportive, ku në kohën e tij të lirë, zgjedh të vishet sport.
Me një bluzë të zezë dhe jelek sportiv, deputeti kishte zgjedhur edhe një kapele. Një pamje kjo që, në fakt, nuk jemi mësuar ta shikojmë shpesh në radhën e politikës. E teksa kolegët e tij shkodranë janë ‘zhvendosur’ tashmë në Shkodër për fushatë, duket se deputeti e ka marrë me qetësi, për të vijuar akoma të shijojë pak kryeqytetin.