Mund ta cilësojmë Jorida Tabakun, si një prej zonjave më elegante që politika shqiptare ka. Gjithnjë plot stil dhe sharm, deputetja e Partisë Demokratike, na ka treguar se kur vjen puna për t’u dukur në stil, nuk bën kompromise.
Si një imazh që preferon mos të eksperimentojë shumë me veshjet që zgjedh, duhet thënë se gjithnjë atë e kemi listuar tek personazhet e veshur më mirë në radhën e politikanëve. Përgjithësisht e kemi parë mbi taka dhe me veshje klasike, duke plotësuar kështu imazhin e saj si deputete në Kuvendin tonë.
Por duket se edhe e përditshmja e saj, nuk ndryshon shumë nga imazhi që ajo ka vendosur të mbajë prej vitesh. Edhe në një ditë të zakonshme, deputetja e selisë blu, shfaqet po njësoj, ku nuk mungon kombinimi dhe natyrisht takat e larta. Paparaci ynë ka mundur t’i shkrepë disa foto, ku Tabaku shfaqet në Tiranë, larg detyrës së saj si deputete.
E veshur me një fustan të zi deri tek pupla dhe një xhaketë të shkurtër të zezë, ajo duket se ka konfirmuar edhe njëherë shijen e mirë që ka për veshjet. Me një palë çizme të gjata me takë të lartë, Jorida ka plotësuar kështu pamjen e saj klasike. duke parë këto imazhe, përforcojmë bindjen tonë, se ajo mbetet ndër zonjat më sharmante të Parlamentit, duke shkëlqyer në çdo dalje të saj.
Në fokusin politikë, të shpeshta i ka daljet publike, por për sa i përket jetës private, deputetja preferon që të jetë më e distancuar. Në deklaratat e pakta që ka pasur, ajo është fokusuar tek angazhimi si nënë e tre fëmijëve të vegjël dhe sfidat që mëmësia ka për një nënë në karrierë. Por përtej gjithçka që ajo bën, si grua, nënë dhe deputete, Tabaku duket se nuk heq dorë asnjëherë nga dëshira për t’u dukur bukur. Dhe mund ta themi me plot gojën, që ia ka dalë, si në sallën e Parlamentit, ashtu edhe në të përditshmen e saj.