Ndoshta brezat më të rinj, vështirë se mund t’i njihnin, të paktën si dy figura politike, që kanë qenë vite më parë.
E kemi fjalën për Ben Blushin dhe Anastas Angjelin, që për shumë vite me radhë, kanë qenë disa nga emrat më të rëndësishëm të Partisë Socialiste, duke mbajtur edhe poste të larta në qeveri. Por kur vitet kanë kaluar, dy ish-politikanët e kanë mbyllur me politikën dhe kanë vijuar angazhimet e tyre në drejtime tërësisht të ndryshme, megjithatë, ka ende diçka që i bashkon, miqësia.
Paparaci ynë ka mundur t’i fotografojë në një nga baret e kryeqytetit, teksa të dy kanë qenë duke konsumuar një çaj mes tyre dhe një bisedë tejet të ngrohtë. Nuk dihet ende se për çfarë kanë folur mes tyre, por jemi të sigurt që në këtë atmosferë zgjedhjesh, është e pashmangshme që dy miqtë mos të ketë folur edhe për politikë. E jemi të sigurt se si dy politikanë me eksperiencë, mendimet e tyre kanë shumë peshë, sidomos në këto momente.