Gazmend Bardhi është një ndër figurat më të komentuar momentalisht në Partinë Demokratike. Si një nga emrat më të përfolur të javëve të fundit, Bardhi, ruan mirë ekulibrat brenda selisë blu.

Megjithatë nëse ka diçka për të cilën jemi të sigurt, është miqësia që ai ka me deputeten Dhurata Çupi. Vetëm pak ditë më parë, Bardhi dhe Çupi, u panë edhe në zonën e ish-Bllokut, teksa të veshur sportiv, dukeshin teksa sapo kishin lënë ambientet e një kafene.

Këtë herë, të dy u panë sërish nën shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa mbërrijnë së bashku në Parlament. Ashtu si duket, deputetët kanë mbërritur me makinën e Bardhit, teksa deputetja ishte ulur në vendin e parë dhe Bardhi në vendin e pasëm.

Të dy kanë zbritur në të njëjtën kohë nga makina dhe janë futur së bashku në ambientet e Parlamentit, si kolegë, por edhe si miq të mirë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re