Kohë e ngarkuar me fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. E në fakt, më së shumti deputetët dhe politikanët tashmë i shohim nëpër ekrane, teksa vijojnë me angazhimet e tyre. Por ka edhe momente si këto, ku Damian Gjiknuri, i cili është i deleguar në Vlorë, rikthehet në Tiranë.

Deputeti, ka një sfidë edhe më të ashpër, pasi këtë herë është në listat e hapura të qarkut të Vlorës, ku për rrjedhojë I duhen më shumë vota që të marrë mandatin e tij. Dhe pse është në Tiranë, telefonit nuk i ndahet për asnjë sekondë.

Teksa ka qenë duke ecur, Gjiknuri merret me telefonit dhe dukej tejet i përqendruar në atë që po bënte. Me gjasa, fushata ka vijuar për të edhe në këto momente, vetëm se këtë herë nga telefoni.

Nëse do të na duhet të ndalonim tek look-u i tij, mund të themi se kjo është pamja që i shkon më së shumti përshtat ish-ministrit. Vetë Damiani e ka treguar se sa herë që mundet preferon që të jetë komod dhe sportiv, duke hequr dorë nga kostumet e rënda.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko