Dikur Etilda Gjonaj mbante një ndër detyrat më të rëndësishme të kabinetit Rama. Si një emër i panjohur për publikun, vite më parë ajo mori postin e ministres së Drejtësisë. Që prej asaj dite, ajo u shndërruar në një ndër emrat më të lakuar të politikës.
Nga ana tjetër, mediat janë marrë edhe me Etildën si femër, duke zbuluar pak nga jeta e saj private. Si një nga imazhet më sharmante në politikë, shpesh edhe ne kemi folur për Etildën, duke preferuar që të qëndrojmë tek looku i saj. Qëkur u largua nga posti i saj si ministre, u duk se Gjonaj hoqi dorë edhe nga formaliteti. Në kohën kur ishte në krye të Ministrisë së Drejtësisë, Gjonaj shfaqej gjithnjë elegante me kostume serioze dhe fustan apo fund nën gjunjë.
Pa diskutim që nën petkun e klasikes, Etilda dukej shumë në formë, ku ky stil duhet ta themi i shkonte shumë. Por prej pak vitesh, ajo është në sallën e Parlamentit vetëm si deputete, ndaj edhe që atëherë ajo ka ardhur ndryshe edhe në veshjet e saj. Përgjithësisht, ajo përzgjedhë pantallonat dhe këpucë të sheshta, duke hequr dorë disi nga ekstravaganca që ishim mësuar ta shihnim.
E tillë ka qenë edhe prezenca e saj e fundit në Parlament, ku deputetja e Partisë Socialiste, u shfaq me pantallona të zeza, një pallto të gjatë në ngjyrë vishnje dhe shall gri. Ajo që na ra në sy këtë herë ishte pikërisht fakti se ish-ministrja ishte tërësisht e vetme.
Ndonëse të shumtë i ka miqtë dhe kolegët në radhët e Partisë Socialiste, Gjonaj mbërriti në Parlament e vetme dhe në ato pak hapa që kishte për të bërë, zgjodhi mos të kishte biseda apo takime me kolegë të saj. Një pamje kjo që nuk ndodh shpesh, por që duket se këtë herë, Etilda ishte krejt e vetme.