Kur seanca plenare përfundon dhe deputetët mbarojnë me angazhimin e tyre, gjithnjë është një moment i mirë për të takuar miqtë dhe kolegët e afërt. Teksa shpesh i shohim në ambientet e oborrit të Parlamentit së bashku, duke u përfshirë në bisedë, apo pse jo edhe duke bërë batuta mes të qeshurave, ka edhe nga ata që largohen së bashku. Dhe duket se takimet e tyre, vijojnë larg syve të njerëzve, në bare, apo pse jo dhe në restorante.

Këtë herë ka qenë radha e tre emrave të njohur të Partisë Socialiste, që të largohen së bashku, ndoshta për të vijuar me bisedën e tyre në një tjetër ambient. E kemi fjalën për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, deputetët Arben Pëllumbi dhe Eduard Shalsi. Sapo seanca ka përfunduar, të tre, kanë nxituar hapat së bashku, duke zgjedhur që të dalin nga pjesa anësore e Parlamentit. Teksa përshkruajnë rrugën e Pedonales me siguri, të tre deputetët e kanë menduar tanimë vendin e ri ku do të shkojnë.

Të pa shqetësuar për sytë e kureshtarëve që i ndiqnin, ata janë përfshirë në një bisedë mes tyre, ashtu si edhe mund të dallohet nga fotot ka pasur edhe gjestikulacione. Shohim në këtë foto, ministrin Hoxha, që diçka është duke i shpjeguar Shalsit me ‘këmbë e me duar’. Jemi të sigurt që biseda nuk ka pasur ngjyrime politike, pasi vështire se këta tre politikanë të Partisë Socialiste, do të zgjidhnin të diskutonin diçka politike në rrugë, me tone të larta.

Duke qenë se shpeshherë i kemi parë këta tre personalitete në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke na konfirmuar tashmë edhe miqësinë mes tyre, jemi të sigurt që kjo bisedë ka qenë tërësisht miqësore. Si tre nga emrat më të angazhuar pranë Partisë Socialiste dhe ndoshta në këtë prag fushate, të tre kanë qenë duke diskutuar për fushatën e zgjedhjeve të majit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re