Jorida Tabaku është ndër imazhet më të dashura të politikës.

Nuk ka rëndësi nëse je me PS-në apo me PD-në, Jorida ia ka dalë të identifikohet si një personazh i pranuar nga të gjitha krahët.

Dhe kjo edhe për shkak të brishtësisë që e karakterizon si grua. Gjithnjë e veshur “chic”, por duke ruajtur një stil edhe disi “casual”, deputetja identifikohet edhe si një prej femrave të veshura më mirë në politikë.

Kjo foto, e tregon edhe njëherë më së miri këtë fakt. Deputetja, është shfaqur e veshur e tëra “chic”, teksa bënte pazarë pranë një dyqani fruta-perime.

Si një amvisë e mirë, deputetja u shfaq duke zgjedhur me kujdes frutat. Rrallë na ndodhë që të shohim imazhet politike, teksa bëjnë edhe detyrat e tyre si familjare.

Ndaj edhe Jorida, në këtë pjesë si amvisë dhe si nënë e tre vogëlushëve, na ka treguar se di të bëjë shumë mirë edhe këtë detyrë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re