Qëkur u bë pjesë e kabinetit Rama, pak dihet për të. E kemi fjalën pikërisht për ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiun, e cila ka preferuar që imazhin e saj ta përqendrojë vetëm tek detyra e lartë që i është besuar.

Edhe përgjatë fushatës, ku thuajse të gjithë kandidatët preferonin që të postonin foto edhe me familje, Koçiun nuk e ka bërë një gjë të tillë, duke u fokusuar vetëm tek angazhimi i saj politikë.

Do të duhej paparaci ynë, për të zbuluar për herë të parë familjen e ministres. Në një dalje të saj familjare, ajo është mundur të fotografohet nga paparaci, ku duket në praninë e bashkëshortit dhe dy fëmijëve.

Ministrja, në këtë ditë me familjen kishte zgjedhur të vinte më sportive, ku binin në sy atletet që mbante veshur.

Nga ana tjetër, ashtu edhe si mund të dallohet, si ajo, ashtu edhe bashkëshorti i saj, dukeshin të përqendruar tek fëmijët, duke pasur herë vëmendjen tek ta, e herë tek njerëzit e shumtë që e ndalonin apo e përshëndesnin Koçiun.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko