Sot në kryeqytet do të aplikohet një sistem i ri dezinfektimi për qytetarët në hyrje-daljet në vendet me fluks.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar në twitter sistemin e kabinave dezinfektuese që do vendoset në tregun e Kombinatit apo institucione të ndryshme.

“Nga sot do pilotojmë sistemin e kabinave dezinfektuese për hyrje-daljet në vendet me fluks përdorimi – si tregu i Kombinatit apo institucione të ndryshme.

Por kjo nuk e zëvendëson higjienën personale – ndaj laj duart dhe mbaj distancën edhe ku është kabina”, shkruan Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re