Skip to content

FOTO/ Nis marshimi për abuzimin e të miturve, banderolat “pushtojnë” sheshin: Pedofilët të njihen nga të gjithë

Marshimi për abuzimin e fëmijëve të mitur ka nisur sot në orën 16:00 në sheshin Nënë Tereza. Ka një numër të madh pjesëmarrësish, pjesa më e madhe e të cilëve janë femra që kanë krijuar edhe banderola.

Vihet re se në qendër të sheshit është një banderolë e madhe me fotografinë e 65-vjeçarit me një shkrimin “Pedofilët duhet të njihen nga të gjithë”. Ndërsa një tjetër shkrim është “Të mbledhim firmat për kastrimin kimik të pedofilëve”

Organizatorja e marshimit ka qenë një vajzë 15 vjeçare që ka bërë një status në rrjetin social. Në marshim u panë edhe emra të njohur si Jonida Maliqi, Eli Fara dhe pedagogia Iris Luarasi.