26 prill Me dëshirën e mirë për të rikthyer traditën e një qyteti të luleve, punonjësit e bashkisë së Beratit kanë nisur këto ditë pranvere punën për mbjelljen e lulishteve me lule.

“Ekipi i gjelbërimit vijon punën çdo ditë dhe deri tani kemi rezultate të dukshme, në hapësira publike të mbushura me lule shumëngjyrshe. Më shumë se 2 500 tulipanë dhe më shumë se 700 lule të stinës janë mbjellë në lulishtet e Beratit”, shprehet kryetari bashkisë së Beratit, Ervin Demo.

Sipas tij, natyrën dhe ajrin e pastër  po i çmojmë më së shumti këto kohë.

Çdo ditë punonjëset e bashkisë së Beratit kujdesen dhe i mirëmbajnë lulishtet, duke bërë të mundur që kushdo që vendos të çlodhet, të shijojë jo vetëm bukurinë, por të vlerësojë edhe pastërtinë.

Qyteti i Beratit përveç emrit që mban si qytet muze, njihet edhe si ‘qyteti i luleve’./k.s//a.a/

#tdi_1_e25 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/04/26BERAT4-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_e25 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/04/26BERAT5-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_e25 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/04/26BERAT-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_e25 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/04/26BERAT1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_e25 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/04/26BERAT2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_e25 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/04/26BERAT3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 6

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re