Pas studentëve të Tiranës dhe atyre të Elbasanit edhe ata të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë nisur ngujimin.

Ata janë mbledhur në Fakultetin Ekonomik duke u ngujuar brenda godinës në shenjë përshkallëzimi të protestës së tyre pasi ende nuk kanë marrë një konfirmim nga qeveria për plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Ata shprehen se janë të vendosur për vijimin e protestave dhe bojkotimit të mësimit deri në plotësimin e të gjithave kërkesave nga qeveria.




Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re