Pas dyshimeve të ish-deputetes demokrate Oriola Pampuri, se nga perplasja mes banoreve dhe policise ne zonen e Astirit ka patur nje viktime, ka reaguar edhe spitali i traumes.

Institucioni ne fjale shprheet se aktualisht po marrin shërbim 12 persona, nga të cilët 5 efektivë policie dhe 7 protestues, të lënduar në zonën e Astirit dhe se asnjë prej personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën.

“Spitali Universitar i Traumës bën me dije se aktualisht po marrin shërbim 12 persona, nga të cilët 5 efektivë policie dhe 7 protestues, të lënduar në zonën e Astirit. Asnjë prej personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën. Spitali është në gatishmëri të plotë” – thuhet në reagim.

Ditën e sotme, Oriola Pampuri tha se i kanë raportuar për një të vdekur si pasojë e dhunës së policisë. Por sipas saj, nuk e kishte të konfirmuar lajmin.

“E njoh emrin që më thanë se ka vdekur. Bëhet fjalër për Rrahman Imallarin. Kam ndenjur me të gjatë protestave, por nuk e kam të konfirmuar vdekjen” – tha ajo.

Ndërkohë, nga spitali mediat kanë siguruar edhe një foto të banorit në fjalë:

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re