Ajo është një ndër yjet më të mëdha të muzikës Pop, por edhe pjesë e kinematografisë.
Shumë hite mbajnë emrin e saj, ndërsa ajo ka udhëtuar botën me koncertet e saj. është fituese e 13 çmimeve Grammy madje ka edhe një Oskar në filmin me Adam Driver dhe Bradley Cooper.
A e morët vesh për kë bëhet fjalë?
Ajo është Lady Gaga….
Ylli 38-vjeçare e muzikës botërore është shfaqur e transformuar në fotografinë e re. Ndërsa fansat kanë mbetur të shokuar duke u shprehur se nuk kanë arritur ta njohin.
Ajo ka hequr dorë nga makiazhi si dhe flokët ngjyrë të verdhë, dhe është shfaqur natyrale në shtëpinë e saj buzë Oqeanit Paqësor në Malibu.
Gaga duket se nuk është më në qendër të muzikës, ndërsa hiti i saj i fundit është ‘Die with a smile” në bashkëpunim me Bruno Mars.