Një person është gjetur i vdekur brenda një makine të djegur në Menidi në Greqi, pranë kryqëzimit të rrugës Ionia me rrugën Agios Taxiarchon.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit tre makina të forcave zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, për fikjen e zjarrit.

Pas shuarjes së flakëve është vënë re që brenda në makinë ndodhej një person i vdekur. Aktualisht autoritet po hetojnë ngjarjen, pasi viktima ëhstë ende i paidentifikuar. /vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re