Skip to content

FOTO/Një person përplas me makinë qytetarët, viktima dhe të plagosur

71813091 1004 640x280 1

Një operacion i madh policor po zhvillohet në Mannheim. Gjatë festimit të karnavaleve në qendër të qytetit gjerman një person është futur me makinë duke përplasur shumë njerëz.

Dëshmitarët okularë bënë fjalë edhe për një person të vdekur të mbuluar, dhe disa të plagosur. Pak më vonë u konfirmua zyrtarisht edhe nga policia, se një person ka humbur jetën. Policia menjëherë ka filluar një aksion në shkallë të gjërë për të kapur sulmuesin, por deri tani nuk dihet se kush ka qenë shoferi dhe cilat kanë qenë motivet e sulmit.

71813065 906 1

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në sheshin qendror ku po mbahej parada e karnavaleve të së hënës, eveniment shumë i vizituar në shumë qytete të Gjermanisë. Policia po heton ngjarjen dhe ka kërkuar prej njerëzve që të shmangin qendrën e qytetit.

71813117 906

Mannheim ndodhet në veri të landit Baden-Württemberg në kufirin me Hessen dhe Rheinland-Pfalz. Qyteti ka rreth 320.000 banorë dhe është qyteti i dytë më i madh në Baden-Württemberg./ DW