Një tjetër monument kulture i shpëton rrënimit në Berat. Specialistët e mirëmbajtjes së DRKK Berat janë duke kryer ndërhyrjen restauruese në çatinë e banesës së familjes Gjika në Lagjen Kala.

Specialistët po zëvendësojnë tjegull pas tjegulle për të zëvendësuar elementët e dëmtuar. Më pas puna e tyre do vijoj me zbërthimin e petavrave dhe trarëve të dëmtuar.

Banesa është monument kulture dhe pjesë e trashëgimisë së pasur të ndërtimeve karakteristike të qytetit.

Banesat karakteristike të qytetit të Beratit janë një dëshmi e vyer e diversitetit urbanistik dhe arkitektonik. Këto banesa reflektojnë influencat e traditës së banesave popullore ballkanike, që datojnë kryesisht në shekujt e 18 dhe 19 të erës sonë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re