KAVAJË– Detaje të reja dalin në dritë për të shkuarën e dy personave që vranë njëri tjetrin mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës. Sipas policisë, të dy viktimat kishin ndryshuar emrat.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musai raporton se Edmond Gosa vite më parë pas një sherri për motive të dobëta ka goditur një person me kazëm duke i marrë jetën, dhe kjo dyshohet që e ka detyruar atë të ndryshojë emrin.

“Edmond Gosa, pak vite me parë ka qëlluar me kazëm shetasin Genti Gjuzi, i cili më pas në spital gjeti vdekjen. Kjo është është arsyeja pse ai ai ka ndërruar identitetin nga Armand Gosa në Edmond. Sa i përket personit tjetër, ka pasur më parë identitetin Sali Rexha dhe nuk dihet pse ka ndryshuar emrin në Altin Rexha dhe policia po heton për të shkuarën e tij. Altin Rexha ka ardhur pak vite më parë nga Kukësi në Kavajë dhe jetonte me një shtëpi me qira dhe ngjarja ka ndodhur pranë banesës së tij”, raportoi gazetari.

Sipas bluve të Kavajës, Edmond Gosa 43 vjeç, ka qëlluar me thikë Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në drejtim të tij. Të dy humbën jetën në spital për shkak të plagëve të marra./n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re