Skip to content

FOTO/ Nuk mjafton ndërgjegjësimi, kjo familje shkoi me dy fëmijë në treg

Tregu i Kombinatit ishte kthyer në një zonë të kuqe sa i përket rrezikut për përhapjen e koronavirusit pasi qytetarët dyndeshin aty çdo paradite për të blerë duke neglizhuar çdo masë.

Gjatë mëngjesit të sotëm, bashkia vendosi aty një tunel dezinfektimi si edhe policë që lejojnë futjen e qytetarëve vetëm me radhë duke shmangur dyndjet.

Por, siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, ka edhe nga ata qytetarë që nuk janë ndërgjegjësuar ende për rrezikun e koronavirusit duke shkuar në treg me fëmijë të vegjel.

Në fotot e mësipërme duket një familje, e cila ka shkuar në treg me dy fëmijë, ku njëri prej tyre është foshnje.