Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja që tronditi mbrëmjen e kaluar qytetin e Shkodrës, ku i vendosën eksploziv lokalit të 46-vjeçares Hana Fojleta.

Në polici deri më tani janë marrë në pyetje 6 persona në lidhje me këtë ngjarje, mes tyre edhe djali i pronares, Aleksandër Foljeta, i cili në gusht ishte përfshirë në një plagosje me thikë.

Tre muaj më parë, djali i 46 vjeçares ka plagosur lehtë me thikë dy persona. Edhe pse u arrestua për këtë ngjarje, më pas djali i pronares u la i lirë. Në pyetje janë marrë edhe dy personat me të cilët ai ka pasur konfliktin në gusht.

Më të vështirë punën e grupit hetimor e bën edhe fakti që lokali nuk ka kamera sigurie, ndërkohë edhe zona ku ka ndodhur shpërthimi është pranë kryqëzimit të shkollës pyjore çka ka favorizuar largimin e autorit në shumë drejtime.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re