Emri tij do të mbahet mend kryesisht për përfshirjen në një video-përgjimin e ‘mbërtheckave” sesa për ministrinë e Kulturës që drejtoi për disa vite.

Flasim pikërisht për Ylli Pangon, që u bë i pari politikan i rëndësishëm që u shkarkua nga detyra për përfshirjen në një video me një studente, e xhiruar me kamera të fshehtë asokohe nga emisioni Fiks Fare.

Megjithatë, gjithçka ka përfunduar vite më parë dhe sot Pango, shijon jetën i distancuar totalisht nga mediat dhe nga politika. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë ish-ministrin në një ditë të zakonshme në Tiranë. Duhet thënë se ‘transformimi’ i tij është i madh, aq sa vështirë të njihet nga të gjithë.

Pango ka hequr mjekrrën dhe shfaqet disa kilogramë më pak. Me kapele blu, bluzë vishje dhe syze dielli, ai u shfaq sportive teksa mbante veshur xhinse dhe atlete. Vetëm pak kohë më parë, në një dalje të tij për publikun, ai zbuloi se ishte bërë baba në moshën 68-vjeçare, teksa tashmë është 71 vjeç.

Politikani dhe pedagogu Ylli Pango ka ripovuar ndjesinë e prindërimit sërish pas 30 vitesh, pikërisht në moshën 68- vjeçare, me bashkëshorten e tij ukrainase.

“Djali është 3 vjeç e gjysmë, ka lindur tamam në pragun e pandemisë”, rrëfeu politikani, ndërsa tha se gjithashtu ka një nip dhe një mbesë.

Pango deklaroi se djali dhe nipi i tij i vogël janë moshatarë me njëri-tjetrin.

“Djali im, i madhi është 34 veç dhe ka dy fëmijë. Më ka bërë dy herë gjysh. Ka një djalë që është më i madh se djali im, që i bie se e ka xhaxha djalin tim. Nipi im është 4 vjeç, quhet Ares. Djali quhet Daniel. Ka edhe një vajzë që quhet Viktoria, që në fillim të vitit që vjen mbush 2 vjeç”, tregoi Ylli Pango.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re