Një 52-vjeçar shqiptar, është kthyer në ‘tmerrin’ e borxhlinjve të një bosi krimi në Britani, pasi përdorej si formë kërcënimi për tu marrë atyre paratë.

Mediat britanike raportojnë se bëhet fjalë për 52-vjeçarin Asim Tufail. Bosi i drogës kërcënonte personat që kishte për tu marrë një borxh prej 600,000 £, duke i thënë se do u dërgonte shqiptarin.

Ndërkohë, Asim Tufail përballet me një dënim të gjatë me burg për rolin e tij në komplotet e drogës dhe armëve.

Ai ishte gjithashtu i përfshirë në një operacion ndërkombëtar të pastrimit të parave dhe pretendoi se merrej me “njerëzit kryesorë” në Manchester dhe Liverpool. Prokurorët thanë se ai ka vepruar edhe në emër të kriminelëve të tjerë në marrjen e borxheve.

Asim Tufail

Tufail ka deklaruar para autoriteteve gjyqësore se kriminelët për të cilët ai punonte, ishin lodhur nga lojërat dhe gënjeshtrat, pasi nuk kishte ardhur pagesa e një borxhi prej 600,000 £. Më pas ai kërkoi që në vend të pagesës t’i dorëzoheshin aktet e një prone.

Krahas tij në bankën e të akuzuarve është edhe djali i tij, Junnaid Tufail, 23 vjeç, i cili e ndoqi atë në krim.  Junnaid e përshkroi babanë e tij si ‘modelin e tij’ dhe është deklaruar fajtor për një sërë krimesh të drogës dhe armëve.

Dyshja gjithashtu reklamuan armë zjarri për shitje brenda një rrjeti kriminelësh të tjerë në rrjetin e komunikimit EncroChat.

Asim njihej si ‘Assassin New’ ndërsa djali i tij njihej si ‘Baby Assassin’ në EncroChat. Ata të dy u arrestuan në Aeroportin e Mançesterit në janar 2021 përpara se të hipnin në një fluturim për në Dubai. Baba e bir jetonin në Kenmore Road në Northenden.

Të dy ata bënin një jetë luksoze, ku Asim Tufail ngiste një makinë të shtrenjtë, e mbante një orë Rolex prej 70,000 £ të veshur me diamante.

Ndër të tjera, gjykatësi i çështjes tha se mesazhet e zbuluara nga hakimi i EncroChat nga forcat e rendit zbuluan kriminalitetin e tij. Asim Tufail pretendoi se kishte akses në ‘sasi të mëdha’ parash dhe një ‘arkivë’ prej 4 milionë funtesh.

Avokati i Asim Tufail, Elouise Marshall KC tha se “roli i tij nuk ishte aq i madh sa pretendon gjykata. Ata nuk ishin kurrë në gjendje të siguronin armë zjarri.”

I pandehuri kishte vuajtur më parë një dënim prej 14 vitesh për trafik droge, ndërsa i biri, Junnaid Tufail nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm.

Dy persona të tjerë janë dënuar si pjesë e çështjes. Danny Parmar, 42 vjeç, i cili merrej me kokainë dhe kanabis dhe gjithashtu ishte përfshirë në një komplot me armë zjarri me Asim Tufail. Edhe ai u zbulua nga mesazhet e EncroChat.

Danny Parmer

Peter Lawler, 53 vjeç, ishte rekrutuar si korrier për të mbledhur armë si pjesë e një marrëveshjeje që përfshinte Asim Tufail. Pothuajse gjysmë kilogrami heroinë u gjet në pronën e Lawler në Liverpool kur u arrestua.

Peter Lawlor

Dënimi:

Asim Tufail, 52 vjeç, nga Kenmore Road, Northenden u shpall fajtor dhe u burgos për 23 vjet, për shantazh, komplot për të furnizuar drogë të klasit A ​​dhe B, komplot për të shitur ose transferuar armë të ndaluara dhe pastrim parash.

Danny Parmar, 42 vjeç, nga Ashbourne Avenue, Bolton u burgos për 9 vjet pasi u deklarua fajtor për dy akuza për konspiracion për furnizimin me drogë të klasit A ​​dhe B dhe komplot për të shitur ose transferuar armë të ndaluara.

Peter Lawler, 53 vjeç, nga Eton Court, Liverpool u deklarua fajtor për posedim me qëllim të furnizimit me drogë të klasit A ​​dhe pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi të krimit të organizuar. Ai u burgos për 4 vjet e 4 muaj.

Junnaid Tufail, 23 vjeç, nga Kenmore Road, Northenden është deklaruar fajtor për komplot për të furnizuar drogë të klasit A ​​dhe tre akuza për komplot për të shitur ose transferuar armë të ndaluara dhe do të dënohet në një datë të mëvonshme. Ai do të dënohet në një datë të mëvonshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re