Kryetarja e Nënkomisionit të Parlamentit Europian për të Drejtat e Njeriut, Maria Arena, i ka kthyer përgjigje Alencës për Mbrojtjen e Tatrit në lidhje me letrën e dërguar prej tyre në adresë të Prsidentit të Parlamentit Europian.

Arena i del në krah Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit duke theksuar se beson fuqimisht në ruajtjen e parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut, përfshirë këtu të drejtat kulturore në të cilën bënë pjesë  dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore. Ajo theksoi se Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut do të vazhdojë të ndjekë procedurat ligjore dhe hetimet në lidhje me çështjen e ndërtesave të Teatrit Kombëtar, me qëllimin për të kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut në Shqipëri

Postimi i plotw i aleancës: Sot kemi marrë këtë përgjigje për letrën tonë drejtuar Presidentit te Parlamentit Europian, hartuar dhe nënshkruar nga Znj. Maria Arena, Kryetare e Nënkomisionit të Parlamentit Europian për të Drejtat e Njeriut. Europa është me ne!

I nderuar Zotëri, Faleminderit për emailin tuaj të 3 Qershorit 2020 drejtuar Presidentit të Parlamentit Europian në lidhje me shembjen e ndërtesave të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Unë po ju përgjigjem në cilësinë time si Kryetare e Nënkomisionit të Parlamentit Europian për të Drejtat e Njeriut.

Besoj fuqimisht se ruajtja e parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut, përfshirë këtu të drejtat kulturore përfshin ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe si pasojë, zbatimin e plotë të Konventës së UNESCO-së, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Organet parlamentare përkatëse të Parlamentit Europian, përfshirë Nënkomisionin për të Drejtat e Njeriut, po monitorojnë progresin në këto fusha. Kjo veçanërisht përfshin forcimin e institucioneve dhe praktikave demokratike në vend. Në këtë drejtim, ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që të gjitha hapat e nevojshme nga Shqipëria po merren seriozisht në kontekstin e procesit të negociatave të një vendi për t’u anëtarësuar në BE. Rekomandimet tuaja në këtë drejtim janë të mirëseardhura dhe të vlerësuara vërtet.

Aktualisht, dhe si pjesë e masave të Parlamentit Europian për të penguar përhapjen e pandemisë COVID-19, seancat dëgjimore të Komisionit janë ende të kufizuara. Prandaj, unë kam marrë lirinë e transmetimit të emailit tuaj te eurodeputetja Znjsh. Isabel Santos, Raportuese e Përhershme për Shqipërinë, Komisioni i Parlamentit Europian për Punë të Jashtme dhe Z. Manolis Kefalogiannis, Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, të cilët i monitorojnë nga afër të gjitha çështjet që lidhen me vendin tuaj.

Më lejoni t’ju siguroj se Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut do të vazhdojë të ndjekë procedurat ligjore dhe hetimet në lidhje me çështjen e ndërtesave të Teatrit Kombëtar, me qëllimin për të kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut në Shqipëri.

E juaja sinqerisht,

Maria Arena

Cc: Znjsh Isabel Santos, Raportuese e Përhershme për Shqipërinë, Komiteti për Punët e Jashtme  Z Manolis Kefalogiannis, Bashkëdrejtues i Komisionit Parlamentar të Stabilizim dhe Asociimit  BE-Shqipëri

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re