Banorët e Tiranës janë zgjuar mëngjesin e sotëm me një pamje përrallore.
Pas katër vitesh qytetarët kanë parë dëborë në kryeqytet. Fletët e borës nisën mbrëmjen e djeshme dhe vijuan deri në orët e para të mëngjesit.
Pamjet që vijnë nga qytetet tregojnë se dëbora ka vendosur të vijë e plotë këtë vit duke mbuluar të gjithë sipërfaqen.
Zonat që janë më të mbuluar me borë në Tiranë janë akset Qafë Priskë-Qafë Mollë, Qafë Priskë-Shëngjergj, Trau Dajt-Teleferik, ku autoritetet apelojnë për përdorimin e zinxhirëve.
