Menjëherë pas protestë para kryeministrisë dhe pas fjalimit 30 minutësh që ai mbajti, Sali Berisha iu drejtua aeroportit të Rinasit për të udhëtuar drejt Italisë, ku do të zhvillojë takime me emigrantët atje.
Berisha në këtë udhëtim shoqërohet nga deputetët, Agron Gjekmarkaj, Flamur Noka dhe Elda Hoti. Kjo e fundit ka postuar një fot para nisjes.
“Drejt Romës me Doktor Berishen, për fitoren e 11 Majit”, shkruan Hoti.
Kujtojmë që pasi kreut të PD, Sali Berisha iu hoq masa e arrestit të shtëpisë, ky është udhëtimi i dytë jashtë vendit. Pak ditë më parë, ai mori pjesën në kongresin e CDU në Gjermani.