Reshjet e dendura të orëve të fundit e përballën bashkinë e Beratit me një situatë jo pak të lehtë, ç’ka kërkoi edhe angazhimin e punonjësve të institucionit për normalizimin e situatës.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha se ndërhyrja e shpejtë e punonjësve të terrenit normalizoi situatën duke minimizuar edhe pasojat e krijuara nga reshjet.

“Bëmë gjithçka mundëm për të minimizuar çdo pasojë të krijuar nga reshjet, pastruam dhe po vazhdojmë të pastrojmë çdo rrugicë e lagje, u siguruam bashkë me ekipin në evidentimin e zonave problematike, ku mund të shfaqen probleme në ditët në vijim, duke mobilizuar kapacitetet e Bashkisë për të evituar totalisht çdo situatë të pakëndshme. Angazhim e vullnet, dhe s’ka punë që nuk kryhet e rrezik që nuk shmanget”, – u shpreh Demo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re