Disa ditë pasi u kap mat me moderatoren Kiara Tito duke shijuar pushime në jug të Shqipërisë, Butrint Imeri ka bërë një tatuazh të ri. Në llogarinë e tij në Instagram publikoi disa pamje teksa shihej i shtrirë në studion e një tattoo artisti.

Ai zgjodhi që të bënte portretin e Gokut, personazhi nga filmi i animuar “Dragon Ball”. Ky tatuazh është i veçantë për këngëtarin pasi i kujton fëmijërinë e tij prandaj edhe ka vendosur ta bëjë në një vend të dukshëm.

Në nëntor të vitit të kaluar, artisti realizoi një tjetër tatuazh afër kyçit të dorës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re