14 gusht – Pikat turistike dhe objektet e kultit të qytetit po marrin një rëndësi të veçantë në bashkinë e Beratit, si nismë e ndërmarrë nga kryetari i bashkisë Ervin Demo për një Berat të pastër.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo e ka shtrirë aksionin e nisur që pas marrjes së detyrës në çdo cep të qytetit.

Gjatë ditës së sotme, aksioni i bashkisë për largimin e mbeturinave ka përfshirë Urën e Goricës, i cili do zgjasë disa ditë pasi kjo urë është një vlerë turistike për qytetin e Beratit si për banorët por dhe një pikë mjaft atraktive për turistët e huaj.

Kryetari i bashkisë Demo thotë së është e pafalshme që zona të tilla turistike të jenë të mbuluara nga papastëritë. Demo thotë se hapësirat publike janë të shenjta dhe se për to do punohet fort.

“Sot nisëm pastrimin te Ura e Goricës e cila do të zgjasë disa ditë. Është e pafalshme që një qytet si Berati dhe zona që frekuentohet më shumë nga turistët të jetë në këtë gjendje. Hapësirat publike janë të shenjta dhe ne do të punojmë fort për to”, shprehet Demo.

Aksioni i pastrimit të qyteteve po zhvillohet në çdo qytet të vendit tonë si nisëm e kryetarëve të bashkisë për qytete sa më të pastra dhe sa më mikpritëse për vizitorët e huaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re