Rilindja Demokratike organi zyrtar mediatik i Partisë Demokratike, i ka befasuar të gjithë, me publikimin e deklaratës së Jonila Godoles, që kërkonte distancimin e PD nga Sali Berisha.

Pas lajmit me titullin “Sekretarja e re për të Përndjekurit, Godole: PD duhet të distancohet nga Berisha“, filluan spekulimet nëse ky artikull ishte dërguar nga lidershipi i partisë dhe nëse ky ishte një qëndrim i Lulzim Bashës, që nëpërmjet Jonila Godoles, po kërkon të nisë distancimin nga Berisha.

Por, nuk vonoi shumë dhe spekulimet u shuan, kur RD e fshiu menjëherë lajmin.

Me sa duket ai ka qen një lapsus i ndonjë redaktori dhe partia do të vijojë ta quajë herezi, kërkesën për largimin apo distancimin nga Berisha.  Redaktori mund të jetë ngatërruar edhe nga fakti se deklaratën e Godoles e botoi edhe portali “Syri”, që njihet si një organ jo zyrtar i Partisë Demokratike.

Më poshtë lajmi i RD dhe fshirja:

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re