Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Fier-Seman.

Në vendngjarje shkuan menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sakaq, nga zjarri nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihet nëse drejtuesi i automjetit ka qenë i vetëm në makinë apo i shoqëruar nga persona të tjerë.

Sipas burimeve paraprake ka vetëm dëme materiale ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re