Një magazinë e vogël është përfshirë nga flakë rreth orës 13:40 në lagjen numër 4 të qytetit të Pogradecit, ku behet e ditur se në jetonte një i pastrehë, i cili është nxjerrë pa pasur probleme.

Sipas informacione janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa pas marrjes së njoftimit menjëherë ka mbërritur në vendngjarje zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë objekti ndodhej në një oborr banese, ngjitur me objekte te tjera ndërsa flakët aktualisht janë neutralizuar.

Aktualisht në vendndodhje ndodhet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko