Skip to content

FOTO/ Përfshihet nga flakët një magazinë me bazë ushqimore në Kolonjë, në vendngjarje dy zjarrfikëse

Është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme një magazinë me bazë ushqimore në fshatin Barmash të Kolonjës.

Sipas informacioneve, në vendngjarje ndodhen 2 mjete zjarrfikëse të cilat po bëjnë izolimin e zjarrit për të mos rrezikuar banesat përreth.

Siç shihet edhe nga pamjet, magazina është shkrumbuar, ndërsa nuk dihet ende dëmi i shkaktuar.

Ende nuk janë bërë të njohura as shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia e cila do të bëjë zbardhjen e rrethanave.

“”