Skip to content

FOTO/ Përfshihet nga flakët një magazinë në Vorë, zona pushtohet nga shtëllunga të mëdha tymi

Një magazinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës pranë zonës së Vorës.

Siç shihet edhe nga këto pamje zona është pushtuar nga shtëllunga të mëdha tymi.

Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë nga policia, ndërsa nuk dihet se çfarë ka brenda magazina.

Në vendin e ngjarjes kane shkuar forca zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakeve.

“”