23 qershor – Në Berat ka përfunduar rikonstruksionin i shkollës 9 – vjeçare “Xhemal Çekini”, Uznovë.

Godina e vjetër ishte cilësuar nga ekspertët jashtë kushteve teknike, duke rrezikuar ushtrimin e veprimtarisë mësimore.

Punimet për këtë fazë kanë përfunduar, ndërkohë që do të ketë edhe një fazë të dytë që lidhet me ndërtimin e një shtese në formë L-je në krahun tjetër të territorit të shkollës.

Në këtë investim prej 400 milionë lekësh janë përfshirë, fushat e futbollit dhe basketbollit, tavolinat, karriget, sistemi i alarmit dhe i kamerave, dhe të gjitha pajisjet e tjera, duke iu ofruar mësuesve dhe nxënësve të kësaj shkolle mjedise bashkëkohore për rritjen dhe edukimin e fëmijëve./ATSH

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re