Skip to content

FOTO/ Përplasen dy automjete në Korçë, njëra prej makinave përfundon në lulishte dhe lëndon qytetarin. Ja çfarë dyshohet

Një aksident ka ndodhur në Korçë, në unazën e qytetit, ku dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes një nga mjetet ka përfunduar në lulishte duke dëmtuar lehtë një të moshuar që po pushonte aty.

Ndërkohë, policia po merret me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërsa paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.

“”