Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin Lezhë-Shkodër.

Dy automjete janë përplasur tek kryqëzimi i Gjadrit dhe për pasojë një prej tyre ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës.

 

“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin F. Z. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. S. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi F. Z., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. D., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

Për nxjerrjen e të plagosurve kanë ndërhyrë dhe forcat zjarrfikëse, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, që po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re