Në aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit” në aksin Milot – Rrëshen.
Burime në vendin e ngjarjes thanë se janë përplasur tri makina dhe për pasojë një person ka humbur jetën.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga makina.
Policia nuk ka dhënë ende detaje për identitetin e tij dhe rrethanat e aksidentit.
