TIRANË– Deputeti i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj është fotografuar teksa kalon momente mjaft të afërta me kolegen e tij Edlira Bode.

Teksa ndodhen jashtë derës së Parlamentit, Bode ka përfituar për t’i dhënë një përqafim deputetit nga Malësia e Madhe.

Por, siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Panorama, më pas, Bode e ka përkëdhelur edhe në faqe.

Nga fotoja duket edhe Alket Hyseni, që qesh teksa shkruan ën telefon, por pas tij dy sy përgjojnë përshëndetjen e dyshes.

Është Adnor Shameti ai që ka drejtuar sytë nga Sterkaj dhe Bode, teksa mban një buzëqeshje në fytyrë.

(f.m/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re