Një dizenjues grafik, i cili është mjaft i njohur në rrjetet sociale për shkak të kërkesave të shumta që ka për Photoshop, ka publikuar disa punë të tij komike.

James Fridman me origjinë britanike, por që jeton në SHBA është bërë i famshëm në internet falë redaktimeve të tij komike, të cilat i ndan me 1.9 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

Së fundmi ai është mbytur nga kërkesat e shumta të njerëzve për të bërë ndryshime në fotot e tyre dhe artisti merr seriozisht ccdo punim.

Sado qesharake të jetë kërkesa, ai e realizon në mënyrë perfekte, duke lënë të kënaqur mijëra klientë.