Një person i shpallur në kërkim për tjetërsimin e pronave në Ishëm dhe Lalëz, ka rënë sot në prangat e Policisë. Sipas një njoftimi nga Polica mësohet se sot në pranga ka rënë shtetasi Algert Rapi 32 vjeç i cili banon në Sukth.

32-vjeçari ka qenë në kërkim prej ditës që u arrestuan 18-personat e tjerë, ku mbi të rëndojnë disa akuza. Policia në kohën kur zhvilloi arrestimin bënte me dije se Rapi ka qenë përfitues tokash pas tjetërsimit që bënte grupi prej më shumë se 21 persona.

NJOFTIM I PLOTË

Vijon operacioni policor i koduar “RODONI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve. Kapet dhe ndalohet një prej personave të shpallur në kërkim gjatë operacionit.

Më herët gjatë operacionit u arrestuan 18 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë. Në vijim të operacionit policor të koduar Rodoni, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, kapën dhe ndaluan shtetasin: A.R., 32 vjeç, banues në Katund i Ri, Sukth, Durrës.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, e kryer në bashkëpunim. Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Operacioni ‘Rodoni’ u zhvillua pak javë më parë. Nga operacioni u arrestuan pak 18 ish-punonjës të Kadastrës në Durrës dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në deklaratën për mediat Policia bëri me dije se të gjithë këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar një pronë prej 68 mijë metra katror në Ishëm, ku janë përfshirë shumë hallka të këtij institucioni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re