Një modele e re britanike ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga maja e një shkëmbi teksa po pozonte për një fotografi në Australi, ka pohuar një mik i ngushtë i familjes.

Madalyn Davis, 21 vjeç, vdiq pasi ra nga një lartësi 30 metra në shkëmbinjtë Diamond Bay të dielën në mëngjes, ajo dhe miqtë e saj kishin shkuar atje rreth orës 6.30 të mëngjesit për të parë agimin e diellit. Madalyn mbërriti në Australi në fund të vitit të kaluar nga Anglia dhe ishte duke planifikuar të fillonte një jetë të re atje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re