Këto janë pamjet e sasisë së kanabisit të kapur në automjetin e antidrogës në Igumencë dhe që po transportohej nga një shqiptar, pasagjer në mjet dhe një efektiv policie.

Rrreth 100 kg drogë e papërpunuar e ndarë në pako u kap gjatë aksionit policor në orët e para të mëngjesit të sotëm (15 mars).

Oficeri i antidrogës Konstantinos Nakos ka qenë në detyrë patrullimi të planifikuar në oraret 22:00-06:00 së bashku me efektivin tjetër të anti-drogës, Dimitrio Oikonomou, 50 vjec, i cili gjatë operacionit rezultoi se ndodhej në një kafene pranë kufirit greko-shqiptar.

Efektivi grek Konstantinos Nakos është pikasur duke drejtuar mjetin e antidrogës me një pasagjer civil, shqiptarin Arben Murto. dhe është sinjalizuar për të kryer kontroll. Por në atë moment, efektivi 41-vjeçar është larguar dhe policia iu është vendosur në ndjekje.

Gjatë tentativës së arratisjes është përplasur me 3 automjete të parkuara në qytetin e Igumenicës. Ndërkohë efektivi dhe 41-vjeçari shqiptar, nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol, që ndodheshin në mjetin zytar janë arrestuar nga policia greke.

Gjithashtu është vendosur në pranga edhe një efektiv tjetër, i cili duhet të ishte në shërbim me policin që u kap duke transportuar drogë.

Polici 50-vjeçar ndodhej në një vend tjetër në Thesproti, ndërdsa pistoletën e shërbimit e kishte lënë në automjetin e antidrogës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re