Skip to content

FOTO/ Policia me dorë të hekurt për protestën e Korçës, gjobit me 200 milionë lekë organizatorët

Revoltat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës nga një efektiv policie kanë ndodhur sot në disa qytete të vendit përveç Tiranës. Fillimisht nisi në Korçë ku mijëra të rinj dolën në protestë dhe bënin thirrje në kor për drejtësi.

Për shkak të zhvillimit të organizimit të tubimit, që është në kundërshtim me aktin normativ për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Policia vendosi të lëshojë 4 qytetarë nga Korça. Policia e ka lëshuar ‘dorën’ dhe vendosi masën e gjobës 50 milion të vjetra për secilin prej tyre.

Në protestë pati edhe konfrontime me policinë pasi protestuesit filluan të qëllonin drejt tyre me shishe, gurë dhe sende të forta. Për pasojë, mbeti i plagosur një efektiv i forcave të policisë. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb