Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën përreth Teatrit Kombëta,r duke rritur tensionet.

Aktorët dhe aktivistët që mbrojnë godinën e Teatrit, thonë se kanë informacione se rreth orës 23:00 do të tentohet prishja e godinës, ndërkohë siç shihet në pamjet e mëposhtme, policia ka nisur vendosjen e gjobave dhe shoqërimin në komisariat të qytetarëve.

Ndërkohë, numri i të pranishmëve në sheshin para Teatrit është shtuar, ndërsa së fundmi ka mbërritur edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe këshilltari ligjor i Presidentit Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re