Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja kanë fituar me rezultatin e pastër 2-0 në transfertë me Bjellorusinë ndeshjen e parë të Grupit 4 të Ligës C.

Në stadiumin “Dinamo” të Minskut ndeshja u vendos nga golat e Sokol Cikalleshit dhe Keidi Bares, që i dhanë tri pikët e para në grup Shqipërisë, e cila bindi me lojën e saj.

Pas ndeshjes, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur triumfin e kuqezinjve me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“E nisëm me këmbë të mbarë! Fitore e shkëlqyer”, shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re