20 shkurt – Brezi i ri për shkak të nismave të ndërmarra nga Ministria e Kulturës po afrohet përherë e më shumë me artin dhe asetet e trashëgimisë kulturore.

Interesi i tyre po fokusohet si tek restaurimi, dhe mirëmbajtja e ikonave fetare të cilat tregojnë harmonin tonë fetare si dhe janë asete të vyera për turistët e huaj, që njihen dhe me turizmin tonë religjioz.

Së fundmi, specialistët e restaurimit të ikonave të DRKK Berat kanë mirëpritur nxënësit e shkollës 9-vjeçare “1 Maji” të cilëve u prezantuan procesin e punës dhe rëndësinë dhe vlerat e disa prej ikonave.

Çfarë është një vepër arti dhe cilat janë vlerat që ajo përfaqëson?, ishin disa pyetje që u diskutuan me nxënësit, të cilët vizituan për herë të parë Laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit. Vizita u shërbeu nxënësve në marrjen e një eksperience të re dhe ndryshe lidhur me artin dhe kulturën e qytetit të tyre. /a.a/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re